Përbërësit:
700 gr miell,
ujë,
kripë,
1 lugë vaj,
300-500 gr djathë,
100-150 gr mazë,
2-3 vezë,
1/2 lugë miell misri.
Udhëzimet:
Varësisht nga madhësia e tepsisë, ulet brumi me ujë të vakët, kripë dhe 1 lugë vaj.
Ndërkohë, djathi troshitet, i shtohen maza, vezët ,½ lugë miell misri dhe të gjitha përzihen mirë.
Ngjishet brumi dhe hollohet.
Vihet në tepsi të lyer me yndyrë dhe mazë kurse skajet depërtojnë përtej tepsisë.
Mbi petë shtrihet djathi i përgatitur me përbërësit e tjerë kurse skajet e petës palosen nga brenda.
Mesi mbetet i zbuluar.
Nxehet furra në 250 gradë C, futet tepsia pastaj ulet temperatura në 200 gradë C. Piqet për 30-40 minuta.
Në disa fshatra mesi i përpeqit ngjyhet me bukë të nxehtë mrume.