Perime të mbushura

Perime të mbushuraPërbërësit:
2 qepë mesatare
6 kunguj të vegjël
1 thelb hudhër
vaj ulliri
100 g proshutë koto
50 g djathë grana
1 vezë
arrë moskate
peksimadhe(bukë e thekur) e thërrmuar imët
gjalpë
kripë e piper i zi

Përgatitja:
U japim një valë perimeve dhe i lëmë të ftohen. Presim qepën në mes horizontalisht, heqim shtresat e brendshme dhe formojmë me të një lloj “tasi”.

Presim kungujt në mes për së gjati, u heqim tulin me lugë dhe e hedhim në një tigan të vogël së bashku me pjesën e qepëve që nuk e përdorëm. I kaurdisim në zjarr të fortë me një thelb hudhër të shtypur, pak vaj e kripë.

Grijmë tulin e kungullit të kaurdisur së bashku me proshutën dhe djathin grana, pastaj i shtojmë vezën dhe arrën moskate.

Mbushim me të perimet (qepën si tas dhe kungujt), të cilat i kemi vënë në një tavë të veshur me letër furre. Hedhim bukë të thërrmuar imët dhe pak gjalpë mbi çdo perim të mbushur. E vëmë në furrë me 180 gradë për 30 minuta. I servirim perimet e mbushura disa minuta pasi i kemi nxjerr nga furra.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..