Përbërësit për gjashtë persona:
- 660 gr lulelakër jeshile ,
- 500 gr bishtaja dhe karota ,
- 3 lugë margarine ,
- 2 lugë kaçkavall të grirë ,
- Kripë ,
- Piper.
Për beshamelin:
- 3 luge margarine ,
- 4-5 luge miell ,
- 1 kg qumësht ,
- 1 arrë e grirë ,
- 2 vezë ,
- 1 filxhan djathë ,
- kaçkavall i grirë.
Përgatitja
Ziejmë perimet në tenxhere me presion dhe i lëmë derisa të pinë të gjithë ujin dhe më pas i hedhim margarinë përsipër.
Për beshamelin
Në një tenxhere hedhim margarinën, miellin dhe i përziejmë. Hedhim qumështin e nxehur me përpara, derisa të përftohet një krem. E lëmë kremin për disa minuta në zjarr dhe hedhim arrën e grirë, vezën, kripën, piperin dhe djathin e grirë. Vendosim lulelakrën jeshile rreth një enë balte. Mbushim qendrën me bishtajat dhe karotat, hedhim përsipër beshamelin, djathin kaçkavall dhe e fusim në furrën e nxehur në 220 gradë për 30 minuta.