Perime ne avull

Përbërësit e kësaj recete

2 patate
2-3 karrota
150 gr lulelakër të bardhë
150 gr brokoli
pak kripë
vaj ulliri
1 degë rozmarine

Përgatitja

Marrim perimet i lajmë me ujë të rrjedhshëm. Qërojmë patatet dhe karrotat dhe i presim në copa. Ndajmë dhe lulet e lulelakrës dhe të brokolit. Vemë perimet të ziejnë në tenxheren me avull, i hedhim dhe pak kripë. Ne qofte se dëshironi mund ti shtoni dhe një degë rozmarine për ti dhënë aromë perimeve. Pasi janë zier i vendosim perimet në një pjatancë, i hedhim sipër majdanoz dhe pak vaj. Mund ti shërbejmë si të ngrohta ashtu edhe të ftohta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..