Perime me salcë beshamelë

Perberesit per 4 persona

-500gr perime te stines nga te cilat: karrota, lulelaker, brokoli, patate, kerpudha, qepe, kungulleshka, speca etj
-300ml salce beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu
-100gr gjalp
-djath kackavall te grire

Pergatitja:

Si fillim, presim ne feta, ne kubik apo alla juliene perimet dhe i ziejme ne uje te valuar me kripe per disa minuta derisa te zbuten, por jo plotesisht. Duhet te kemi parasysh qe do te gatuhen edhe ne furre per rreth 20 minuta.Nderkohe pregatisim salcen beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu, duke perdorur vetem 300ml qumesht, 1 luge miell, pak gjalp, kripe dhe arre moskate.Kur perimet te jene ziere, i kullojme mire, i vendosim ne tave dhe shtojme siper gjalpin e prere ne copeza te vogla. E sperkasim siperfaqen me salcen beshamele dhe djathin kacakvall te grire dhe e pjekim taven ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 20 minuta, apo derisa ne siperfaqe te jete formuar nje kore e arte.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..