Përbërësit:
300-0350 gr pene (lloj makaronash)
1 qepë
150 gr pançetë të tymosur në dado
1 kavanoz fasule borloti (të kuqërremta)
1 degëz rozmarinë
djathë pecorino romano i grirë
Përbërësit:
Kaurdisim qepën me pançetën, më pas shtojmë fasulet me gjithë lëngun që përmban kavanozi. E lëmë lëngun të shterojë pak dhe pastaj shtojmë kripë, piper të zi e rozmarinë. Ziejmë penet al dente, i kullojmë, e përziejmë me salcën me pançetë e fasule dhe i pudrosim me djathë pecorino të grirë me bollëk.