Pene me kima ne tave

pene500 gr makarona pene
500 gr mish i grire
1 qepe te madhe
1 spec jeshil
1 domate
pak salce gjelle
sallam te prera ne feta

Per beshamelin:
1 liter qumesht
pak gjalp
2 luge miell..

Pergatitja:
Ziejme makaronat ne fillim vetem 5 min sepse me vone do i vejme ne furre.Ne nje tigan bejme gati kimane,hedhim qepen e grire e skuqim derisa te marri ngjyre,pastaj hedhim specin i perziejme bashke,me vone hedhim mishin e grire,dhe pastaj domaten dhe pak salece gjelle..i perziejm bashke dhe i hedhim 1 gote uje qe te ziejne bashke per 5 min…Bejme beshamelin gati,hedhim gjalpin dhe miellin i perziejme bashke,pastaj hedhim qumeshtin,dhe i perziejme se bashku derisa masa te trashet ….
Ne nje tave per furre shtrojme makaronat pene pastaj hedhim kimane,shtrojme prape makarona dhe kimane siper,dhe ne fund shtrojme perseri makaronat,vejme siper sallamin dhe i hedhim beshamelin siper,dhe i vejme ne furre qe te piqen…Ne fund kur te jete gati lereni te ftohet pak..Ju befte mire..

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra · Pasta

Don't Miss! random posts ..