Patëllxhanë turshi

Patëllxhanë turshiÇajme patëllxhanët për se gjati me majën e një thike, po nuk e çojmë prerjen deri në fund. I hedhim në një tenxhere me ujë të vluar dhe kripë të cilën e kemi hequr ndërkohë nga zjarri dhe i lëmë për disa minuta sa të fillojnë të zbuten.

Pastaj i nxjerrim ne një kullojës dhe u vëmë përsipër një peshë që tu dalë lëngu i tepërt. I lëmë kështu gjithë natën. Të nesërmen i shtrydhim edhe një herë mirë patëllxhanët dhe përgatisim mbushjen.

Grijmë ne një enë disa speca të kuq e jeshil, shumë hudhra dhe majdanoz (të gjitha këto të grira hollë), hedhim kripë, piper dhe spec djegës sipas dëshirës. I përziejmë mirë dhe i spërkasim me uthull. Me masën e përgatitur mbushim patëllxhanët e shtrydhur mirë

Patëllxhanët e mbushur i rreshtojmë ne një enë dhe i spërkasim me uthull e kripë dheu vëmë përsipër një peshë. I lëmë kështu për rreth një javë deri në dhjetë ditë. Patëllxhanët do të jenë mbuluar ndërkohë nga lëngu që kanë nxjerrë. I heqim nga lëngu duke i lënë të kullojnë mirë dhe i rreshtojmë ne një enë (qelqi ose qeramike) dhe i mbulojmë më vaj ulliri. Ndërmjet patëllxhanëve mund të shtojmë edhe thelpinj hudhre të freskët të paprerë që do të marinohen me kalimin e kohës. Por ndërkohë turshia është gati.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Turshi

Don't Miss! random posts ..