Patëllxhanë të skuqur

Përbersit :

-Patëllxhanë 1 kg,

– domate 5-6 kokrra,

-miell 2 lugë gjelle, vaj gjysmë gote uji, kripë, piper, majdanoz, hudhra 1 kokërr.

Përgatitja:

Patëllxhanët qërohen, i hiqet bishti dhe maja, priten në feta të rrumbullakëta ose pjerrtas (në formë ovale) me trashësi 0,5 cm, u hidhet kripë, piper, lyhen me miell dhe skuqen (në qoftë se janë të hedhur vihen në ujë me kripë për 30 minuta).

Domatet e pjekura mirë, por të forta, priten në feta të rrumbullakëta, spërkaten me kripë, kalohen në miell dhe skuqen në yndyrë të nxehtë. Skuqja duhet të bëhet nga të dyja anët dhe shumë shpejt, që ato të mos shkrihen.

Gjatë ndarjes nëpër pjata vendosen patëllxhanët e skuqur e mbi ta domatet; sipër u hidhet majdanoz i grirë hollë dhe hudhra të shtypura. Patëllxhanët mund të nxirren dhe pa domate, por me kos e hudhra.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..