Patëllxhanë me hudhra

patellxhanePatëllxhanëve u hiqet bishti e maja, lahen, fshihen dhe secilit i bëhen 2-3 prerje për së gjati. Në këto prerje vendosen copa dhjami derri të lyera me kripë e piper dhe me thelpinj hudhrash. Patëllxhanët e mbushur në këtë mënyrë spërkaten me kripë, vendosen në tenxhere të cekët ose tigan, u hidhet përsipër vaj, mbulohen me kapak dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë. Herë pas here kthehen nga të gjitha anët duke i spërkatur me yndyrën e vet, pastaj vihen në pjatë të prerë përgjysmë për së gjati dhe spërkaten përsëri me yndyren e vet.

Për 4-5 persona duhen:

patëllxhanë 8 copë mesatare, dhjamë derri të prerë në copa 2 lugë gjelle, hudhra 2 kokrra, kripë, piper, vaj ulliri 2 filxhanë kafeje.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..