Patëllxhanë imam bajalldi

Patëllxhanë imam bajalldiPër 4 – 5 persona:
5 copë patëllxhanë mesatare
½ kg qepë
½ kg domate
200 – 250 gr vaj
Kripë, majdanoz
piper e pak sheqer

Përgatitja:
Për të gatuar këtë gjellë më parë zgjedhim patëllxhanët, të cilave u heqim me thikë gjysmën e bishtit dhe pjesët e gjetheve përqark fundit të tyre. Me majën e një thike çdo patëllxhani i heqim nga tre apo katër vija të thella, por jo deri aty sa të çahen deri në fund. U hedhim kripë në të prerat dhe i lëmë ashtu siç janë deri në gjysmë ore. Pastaj i kullojmë mirë e i skuqim me vaj. Me vajin që mbetet nga skuqja e patëllxhanëve, skuqim qepët të cilat i kemi prerë feta – feta, hedhim dhe disa feta domateje, majdanozin të grirë trashë. I mbushim patëllxhanët nëpër të çarat e tyre. Në këtë lloj gjelle shkojnë shumë hudhrat (sipas dëshirave), thelpinjtë e të cilave i presim për së gjati dhe ua futim patëllxhanëve bashkë me mbushjen tjetër. Po qe se tepron pak qepë e skuqur e shtrojmë atë në fund të tavës dhe pastaj i radhitim patëllxhanët. U hedhim disa feta të domateve sipër, pak kripë e piper dhe të gjithë vajin që skuqëm qepën, shtojmë pak ujë e pastaj i futim në furrë për rreth një orë. Furra të mos jetë shumë ë nxehtë. Për gatimin e kësaj gjelle ka disa mënyra, por në rastin konkret kjo gjellë kërkon të jetë si me shijë të ëmbël, por edhe vaji të jetë i bollshëm.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Këshilla

Don't Miss! random posts ..