Patëllxhan të tiganisur me domate të vogla

Patëllxhan të tiganisur me domate të voglaPërbërësit:
-2 patëllxhanë
-një dorë domate
-2-3 thelpi hudhër
-pak kripë dhe pier të zi
-1 spec djegës i thatë
-pak vaj ulliri
-disa gjethe majdanoz
Përgatitja: Prisni patëllxhanin në kubikë të vegjël, domatet në katërsh. Grini imët hudhrën dhe vendoseni të kaurdiset me pak vaj ulliri së bashku me specin djegës. Sapo vaji të aromatizohet shtoni në tigan edhe patëllxhanët, skuqini derisa të marrin faqe. Bashkoni me to edhe domatet. Tiganisini paksa, shtoni kripë, piper të zi dhe majdanoz të grirë imët.
Shërbehet si e ngrohtë, ashtu edhe e ftohtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..