Patëllxhan në furrë me djathë dhe domate


Patëllxhan në furrë me djathë dhe domatePërbërësit për një tavë mesatare:

-4-5 patëllxhan
-3-4 copa djathë mocarela
-Domate konservë në kubikë
-Kripë, piper
-Vaj ulliri
-Borzilok të freskët Përgatitja:

Pastroni patëllxhanët dhe pritini në feta jo shumë të holla, së gjati. Piqini pak nga të dyja anët në një tigan që nuk ngjit, pa yndyrë. Shtroni një shtresë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri dhe hidhni sipër domatet në kubikë, erëzat dhe një pjesë të djathit mocarela të prerë në feta. Përsëriteni veprimin duke e përfunduar tavën me një shtresë djathi. Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 25-30 minuta.Living.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..