Patë me kos

patePata e pastruar dhe e prerë, vendoset të ziejë me kripë e piper, sa të zbutet dhe të mbetet me pak lëng. Në tavë hidhet një shtresë orizi gjysmë i zier e vihen thelat e patës. Në një enë rrihen vezët, hidhet miell, lëng nga pata, kos, gjalpë dhe rrihen. Masa e formuar hidhet tek thelat, të cilat i spërkasim me gjalpë dhc i vendosim të piqen në furrë, derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe. Ky gatim shërbehet duke vendosur në pjatë thelën me krem

Për 4-5 persona duhen:

– 4-5 racione thela patc;

– 1 filxhan kafeje me oriz;

– 3 kokrra vezë;

– 1 lugë gjelle me miell;

– 2 gota kos;

– 1 gotë me lëng pate;

1 lugë gjelle mc gjalpë; kripë dhe piper.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..