Përbërësit:
5 patate,
200 g spinaq,
100 g djathë feta,
100 ml ajkë,
2 thelpinj hudhre,
2 lugë krem djathi,
pak vaj
kripë, piper i zi dhe erëza të tjera.
Përgatitja:
Spinaqin e pastrojmë dhe e skuqim me vaj dhe hudhra. E largojmë nga zjarri e lemë të ftohet dhe i shtojmë kremin e djathit.
Patatet i qërojmë dhe i shpojmë në mes duke i hequr një pjesë të tulit, i hedhim erëza dhe i mbushim me spinaq.
I vendosim në tepsi dhe sipër i hedhim djathë feta, i mbulojmë me letër kuzhine dhe i pjekim në furrë në temperaturë 220 gradë për 30 minuta. Heqim letrën e kuzhinës dhe i shtojmë ajkë.E fusim sërish në furrë për 15 minuta.