Patate të mbushura me sos dhe proshutë

Patate të mbushura me sos dhe proshutëPërbërësit:

– 4 patate,
– 250 gr kos,
– 100 gr djathë kaçkavall,
– 100 gr proshutë (e prerë në feta),
– gjalpë,
– kripe, piper.

Përgatitja:

Lani mirë patatet, mbështilleni me një letër kuzhine dhe futeni në furrë për 1 orë e 20 minuta me 180-200’C.

Ndërkohë pritni proshutën në kuba të vegjël, në një enë përzieni kosin me djathin kaçkavall të prerë në copa dhe proshutën. Më pas patatet pritini në formë kryqi me një thikë dhe eliminoni pjesën e sipërme të lëkurës. Kripësoni pataten kur është akoma e ngrohtë.

Në pjesën e prerë vini pak gjalpë dhe hidhni përbërjen, zbukurojeni sipas dëshirës me ndonjë gjethe borziloku dhe shërbejeni të ngrohtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..