Patate të mbushura me mish të bluar

Patate të mbushura me mish të bluarPërbëresit e nevojshëm:

-1 kg patate,

-1/2 kg mish të bluar ose të prerë imët,

-2 qepë,

-2 thelpinj hudhre,

-1 vezë,

-1 gotë ajkë,

-1 katrorkë për supë,

-Qumësht,

-Kripë dhe mëlmesa sipas dëshirës.

Udhëzime

Patatet qërohen dhe zihen pak në ujë të njelmët.

Orizi zihet në ujë të njelmët 10 minuta, pastaj kullohet mirë.

Patatet gjysmë të ziera kullohen dhe me lugë thellohen (përgatiten për mbushje).

Qepët fërgohen sa të zverdhen,shtohen mishi,kripa dhe piperi.

Masa ftohet, i shtohen një vezë e tundur,orizi gjysmë i zier dhe majdanozi.

Me këtë yç të përzier mirë,mbushen patatet,të cilat vihen në enë të lyer me yndyrë.

Në çdo patate vihet nga një copë e vogël mazë,kurse maza e mbetur përzihet me vezë dhe qumësht dhe hidhet mbi patate.

Gjatë pjekjes,patateve u hidhet nga pak supë në mënyrë që ato mos të thahen.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..