Patate të mbushura

PatatePërbërësit:
▪ Dy patate të madhësisë normale
▪ Disa shtresa mish të thatë
▪ Një ve
▪ Një copëz e vogël gjalpë
▪ Krip dhe piper Përgatitja: Patatet i preni në mes dhe hiqjani pjesën e brendshme me lugë. Masën e nxjerrë, copëtojeni sa më shumë që mundni.

Shtresat me mish të thatë, pritini në copëza të vogla. Përziejini tërë këto dhe shtojani vezën e thyer. Kripë e piper sipas dëshirës dhe përziejeni tërë masën. Më pas mbushini pjesët e zbrazëta të patateve dhe vendosini në tiganin e lyer me pak vaj. Piqini në furrë në 220 gradë Celsius, për 20 minuta, apo derisa sipërfaqja e tyre të marrë ngjyrë ari.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..