Patate ne tigan

Përbërësit për 4 persona:

-1,2 kg patate
-2-3 qepë
-kripë
-piper i zi
-majdanoz
-vaj për fërgim

Përgatitja:

Patatet lahen e qitën të zihen për 40-45 minuta. Pas zierjes u derdhet uji dhe patatet lihen të ftohën. Në rastet me të mira ato mund të zihen një ditë më parë dhe të nesërmen të përdoren. Sidoqoftë, pas ftohjes qërohen, pastaj prehen në rrathë, ose sipas dëshirës. Nëtigan qitët vaji dhe lehet të nxehet mirë. Patatet e prera hedhen në tigan, u qiten mëlmesa, dhe lihen të skuqen sipas dëshirës. Varësisht nga tigani masa e caktuar e patateve mund të skuqet edhe për porcionet e planifikuara. Në fund qeptë prehën në rrathë, në një tigan me pak yndyrë qitën e skuqën, dhe gjatë servimit, hidhen bashkë me majdanoz të freskët sipër patateve. Patatet e përgatitura mund të kombinohen me ndonjë një lloj mishi të fërguar, ose me sallata të ndryshme.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..