Patate me pana ne furre

Perberesit per 8 persona; 4 patate te medha, 500ml pana per kuzhine te lengshme, 100gr djath parmixhano te grire, gjalp, kripe, piper.

Pergatitja:
Qerojme dhe lajme nen uje te rrjedhshem patatet duke i prere ne feta shume te holla me ndihmen e nje thike apo te nje qeruese patatesh. I vendosim ne nje ene te thelle duke i shtuar edhe panen e kuzhines te lengshme dhe i perziejme mire derisa te gjitha fetat e patateve “te jene veshur” ne pana.

Lyejme me gjalp nje tave te rrumbullaket qelqi (ose katrore) dhe formojme me patatet 4 shtresa, i sperkasim me kripe, piper dhe djath parmixhano, shtojme kater shtresa te tjera patatesh dhe keshtu me rradhe derisa te gjithe perberesit te kene perfunduar. Se fundi, e sperkasim siperfaqen me djathin parmixhano te mbetur.I pjekim ne furre te parangrohur ne 175 grade celcius per rreth 1 ore e gjysme derisa patatet te jene zbutur dhe te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. Ju befte mire!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Vegjetariane

Comments

Don't Miss! random posts ..