Patate me mish të thatë

Përbërësit:
-500 gr. mish të tymosur me dhjamë të prerë në feta,
-1.5 kg. patate,
-200 gr. djathë ementaler në rende,
-50 gr. gjalpë, pak kripë, piper.

Patatet e qëruara priten në rrathë dhe në tavë dheu radhiten një pjesë e patateve, hidhet pak kripë, mish i yndyrshëm dhe djathë. Mbi radhitet pjesa tjetër e patateve, hidhet mishi i mbetur pastaj djathi, e mbi të copa gjalpi. Hidhet pak ujë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C. Pas 30 minutash ulet temperature në 180 gradë C dhe vazhdon pjekja edhe 30 minuta. Dhjetë minuta para përfundimit, hidhet djathë në rende, mbulohet me folie dhe tava futet prapë në furrë gjersa të shkrihet djathi.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..