Patate me mish pule dhe lëng portokalli

Përbërësit:

  • 1 pule,
  • 1 kg patate,
  • 1 gote me lëng portokalli,
  • gjysmë gote vaji,
  • piper.

Përgatitja:
Vendosim pulën që ta ziejmë. Presim patatet në forme kubiku. Shtrydhim 2 ose 3 portokall (në shtrydhëse). Heqim pulën nga zierja. Hapim vend tek patatet për të vendosur pulën që të piqet bashkë me patatet. Kur mbaron pjekja, ju këshillojmë qe ti lini pak patatet të mpiksen dhe të marrin aromën e lëngut të portokallit.

Ju beftë mirë!

Comments

Don't Miss! random posts ..