Patate me mish mezi

Perberesit per 4 persona:
-500 gr mish mezi
-2 qepe
-gjethe dafine
-1 gote vere e bardhe
-piper
-patate sipas deshires
-rozmarine
-vaj ulliri
-kripe
-koncentrat leng perimesh
Pergatitja:
Ne tenxhere me presion skuqim qepen, i shtojme mishin e mezit te prere ne kubike te medhenj. I kaurdisim dhe i shuajme me nje gote vere te bardhe dhe 2-3 gota uje (mishi duhet te mbulohet nga uji), ku kemi tretur koncentratin e perimeve.  I rregullojme me kripe dhe piper dhe e mbyllim kapakun.  I gatuajme per afro 30 minuta.
Nderkohe zijme per 5-10 minuta patatet ne uje me kripe. I kullojme, i qerojme patatet dhe i presim sipas deshires. I lyejme me kripe dhe rozmarine dhe i skuqim ne nje tigan me vaj ulliri dhe pak gjalp (nese deshironi).
I servirim te ngrohta.
Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..