Patate harmonikë

Përbërësit:
-5 patate të një madhësie të mesme,
-margarinë,kripë,
-proshutë të prerë imët,
-kackavall,
-hudhër sipas shijes

Patatet lahen mirë, fshihen dhe me thikë të mprehur mirë,priten në rrathë të hollë,por thika nuk duhet të depërtojë gjer në fund te patates. Që fundi i patates të mbetet i tërë para patates vendoset bishti i lugës së drunjtë,pastaj priten ato. Bishti nuk lejon që patatja të pritet gjer në fund. Patatet vendosen në enë dhe futen në furrë të nxehur mirë për t’u pjekur. Patatet e pjekura largohen nga furra, mbi u hidhet yndyrë, kripë, proshutë, kaçkavall ne rende dhe sipas dëshirës hudhër e shtypur. Furra shkyçet dhe patatet futen në furrë të nxehtë edhe 10 min.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..