Pastiço pikante me patate të furrës

Përbërësit

1 kile patate të zjera
lëng i filtruar i dy kokrrave limon
2 lugë majdanoz i grirë
kripë dhe vaj ulliri
spec i kuq djegës
një kokër qepë
200 gr ton
një lugë majonez
Koha 1 orë.

Përgatitja Patatet e zjera ende të ngrohta, prijini në feta dhe i përzieni shpejt me lëngun e limonit, 2 lugë majdanoz të grirë, kripë dhe specin djegës të grirë hollë. Përzijeni mirë dhe lëreni pak ashtu. Vendoseni mbi një letër zjarrduruese të lyer me vaj ulliri, brenda një bordure për t’i dhënë formë. Bëni një shtresë të parë me patatet duke ushtruar një presion të lehtë mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepën e grirë dhe pastaj vendosni pjesën tjetër të patateve. Futeni në frigorifer dhe lëreni për të paktën 1 orë. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe bordurën dhe vendoseni pastiçon në pjatë.

Article Tags:
Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..