Pastico me 3 djathera dhe kos

Përbersit:
-500 gr makarona te trasha për pastiço
-200 gr proshute
-200 gr kaçkavall(graviera)
-200 gr kasher(djathë i verdhe për pica e tost)
-200 gr parmigiano
-220-250 gr kos qeseje(salce kosi)
-4 veze
-kripe e piper

Ziejmë makaronat ne ujë te bollshëm e me kripe. I kullojmë mire.
Ne një tas përziejmë te gjithë djathërat.
Ne një mikser qeramikë ose qelqi te rrumbullaket ose ne mungese te këtyre te dyjave, ne një tave me diametër 28-30 cm te vajosur mire, shtrojmë 1/3 e makaronave duke i vendosur ne forme rrethi, pra i sjellim rreth e rrotull tavës. Sipër hedhim 1/3 e masës se djathërave, 1/3 e proshutës. Përsërisim 1/3 e makaronave,1/3 e djathërave,1/3 e proshutës, gjithmonë ne forme rrethi i shtrojmë. Pra vazhdojmë edhe njëherë me pjesën qe ka ngelur nga makaronat e djathërave si dhe proshutës.
Ne një tas rrahim kosin gjer te shkriftohet dhe hedhim vezët një e nga një duke rrahur. Shtojmë kripen e piperin dhe e hedhim masën mbi makaronat.
E pjekim pastiçon ne 180 gr ne furre te parangrohur,gjersa te marri një ngjyre te lehte te kuqe sipër. E presim ne copa trekëndëshe si torta dhe e shoqërojmë me salce domate aromatike,ose dhe me purenë me rrënje selino.

Article Tags:
Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..