Përbërësit:
1 kg hurma
1 limon
400 gr sheqer
½ litër pana
Përbërësit:
U heqim hurmave lëkurën, i kalojmë në kullesë, bashkojmë lëngun e një limoni dhe sheqerin. Rrahim panën dhe e përziejmë me kujdes me hurmat. Mbushim me përzierjen nja stampë keku dhe e fusim në frigorifer për 3-4 orë (mund ta përgatisim edhe shumë orë përpara). Për ta nxjerrë nga forma, kalojmë majën e thikës gjatë buzëve të stampës dhe e zhysim për pak sekonda në ujë të valë.