Pastë me qershi

Një pastë e shijshme dhe kollaj për t’u përgatitur për ata që mbajnë dietë ose për fëmijët.

Përbërësit:

* 160 gr gjalpë
* 150 gr sheqer
* 260 gr miell
* Esence vanilje
* 150 ml qumësht
* 1 komposto qershi pa lëng, ose qershi të freskëta – i hiqen farat.

Mënyra e përgatitjes:

Përzihen shumë mirë sheqeri, esenca e vaniljes dhe gjalpi. Shtohet qumështi dhe mielli. Kompozicioni derdhet në një tavë të vogël, e cila është e mbuluar me letër për pjekje (nqs nuk keni letër të tillë lyejeni tavën me vaj dhe miell). Sipër vendosen kokrrat e qershisë.

Tava lihet 35 minuta në furrë.

Mbasi që ftohet, i hidhet sipër sheqer pudër. Serviret e ftohtë.

Article Tags:
·
Article Categories:
Pasta

Comments

Don't Miss! random posts ..