Pastë me kajsi

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 1 gotë me sheqer (180-200 gram)
  • ½ gotë vaj
  • ½ krem
  • 2 kana miell
  • 500 gram kajsi

Mënyra përgatitjes:

Rrahim shumë mirë vezët me sheqer, pastaj shtojmë ngadalë vajin, kremin dhe në fund shtojmë miellin.

Kompozicioni hidhet në një tepsi të lyer me vaj dhe miell. Vëmë kompozicionin në tavë dhe mbi të shtojmë kajsitë e ndara ne gjysmë, me pjesën e prerë sipër.
Tava lihen në furrë 25 minuta, me flakë mesatare.
Serviret e ftohtë, e zbukuruar me sheqer pudër sipër.

Article Tags:
·
Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..