Paste Gjermane

Për Kekun:
2 vezë
1.5 filxhan kafeje sheqer

60-70 gr. margarin e shkrirë
1.5 filxhan kafeje qumësht-kos bashkë
4.5 filxhan kafeje miell +1 lugë çaji sodë buke
Për Kremin:
2 gota uji qumësht
1 vezë
2 luge gjellë miell
2 luge gjellë sheqer
gjalp sa një kokerr lajthie
vanilie
sheqer puder

Përbërësit e kekut përzini me radhe dhe hidhini në një tepsi të rrumbullakët (nga ato të voglat e ëmbëlsirave) të lyer me pak gjalp. (pika kryesore:brumi që bëtë duhet të derdhet vetë pa shumë ndihmë nga luga, nëqoftëse nuk derdhet shtoni edhe pak qumësht) Futeni në furren e ngohur më mirë me 170’C dhe piqeni për 20 min. (siper nuk duhet të skuqet shumë)
Përzini të gjithë përbërësit e kremit përveç vanilies dhe gjalpit verini në zjarr dhe lërini derisa të ziej, sapo të ziej shtoni gjalpin dhe vanilien.
Kekun e pjekur (jo shumë trashë) ndajeni përgjysëm, në mes vini kremin e vakët (mund të vini edhe banane, i shkon). Sipër zbukurojeni me sheqer puder.
Ju bëftë mirë.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Comments

Don't Miss! random posts ..