Pastë e ftohtë me bajame

Perberesit per 8 persona
-400gr pana per t’u rrahur
– 5 veze
-12 luge uje
-8 luge sheqer
-2 luge fruta te sheqerosura (ose 10 qershi te sheqerosura)
– 2 luge bajame ose lajthi te grira
-30 gr cokollate te zeze
– pak kripe

Zhysim bajamet ne uje te nxehte per t’i hequr lekuren dhe i presim holle.Ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve derisa perberja te marre nje ngjyre te hapur. Ne nje ane leme dy nga te bardhat e vezeve te cilat do t’i perdorim me vone.Ne nje tenxhere ziejme per rreth 3 minuta ujin me kater luge sheqer dhe me bustinen e vaniljes. Kur shurupi te jete i vaket, ia shtojme te verdhave te vezeve duke i perziere mire dhe fort ne menyre qe keto te fundit te mos mpiksen.Ne nje tas tjeter rrahim panen, dhe ne nje tjeter rrahim dy te bardhat e vezeve me pak kripe, me pas shtojme sheqerin e mbetur derisa te formohet nje perberje shume kompakte. Bashkojme kremin e te bardhave te vezeve me panen, me te verdhat e vezeve, me cokollaten e ndare ne copeza te vogla, bajamet dhe frutat e sheqerosura. E hedhim te gjithe perberjen ne nje stampe drejtkendeshe dhe e vendosim ne akull per 2 ore.

Article Tags:
Article Categories:
Akullore

Don't Miss! random posts ..