Pasta me kafe

Përbërësit për 6 persona :

-2 filxhana kafe të fortë,

-150 g çokollatë,

-6 vezë,

-150 g sheqer,

-1/4 l qumësht,

-300 g krem qumështi,

-1 paketë xhelatinë.

Përgatitja:

Hidhni në një tigan 1 filxhan kafe të nxehtë në vlim dhe tretni çokollatën me gjysmën e sheqerit. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin e mbetur dhe hollojeni masën duke hedhur ngadalë qumështin e vakët.

Vendoseni enën në banjo-mari duke vazhduar të përzieni derisa kremi të trashet. Shtojini përgatesës çokollatën e shkrirë bashkë me pjesën e mbetur të kafesë dhe lëreni të ftohet duke e përzier vazhdimisht.

Kur të jetë ftohur plotësisht hidhini dhe kremin e qumështit dhe punojeni me kujdes. Hidheni në një formë dhe mbajeni në frigorifer deri në momentin e shërbimit.

Article Tags:
Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..