Pasta Flora

Pasta FloraPërbërësit:

-2 gota uji miell

-2 filxhanë kafeje sheqer

-2 filxhanë kafeje gjalpë ose vaj

-1 kokërr vezë

-1 majë luge kafeje sodë

-Ujë ose 2 filxhanë kafeje kos

Për mbushje:

-Treçerek gote uji marmalatë

Përgatitja:

Gjalpi i zbutur ose vaji përzihet me sheqer, sodë dhe ujë. E gjithë kjo masë përzihet me miell të situr dhe përgatitet brumi. Më pas, me brumin e përgatitur hapni një petë me trashësi 1 cm. Mbi të shtroni një shtresë marmalatë.

Peta mbështillet në formë rroleje, shtypet nga sipër, lyhet me vezë dhe piqet për 30 – 40 minuta në temperaturën 180 gradë. Pasi ftohet pritet në copa.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..