Pasta Fiore

Përbërësit:

  • 4 filxhanë kafeje sheqer,
  • 4 filxhanë kafeje gjalpë,
  • 4 kokrra vezë, miell,
  • sodë buke,
  • reçel (sipas dëshirës).

Përgatitja:
Marrim sheqerin dhe e përziejmë me gjalpin duke e rrahur fort deri sa të bëhet si shkumë. Marrim katër të kuqët e vezëve dhe i përziejmë me masën e përgatitur me parë. Shtojmë pak sodë buke dhe miell, pak nga pak, derisa të përfitohet një masë brumi e butë. Prej saj ndajmë një pjesë brumi së cilës i shtojmë një të bardhë veze. Lyejmë tavën me gjalpë dhe shtrojmë brumin. Sipër e lyejmë me reçel dhe nga brumi tjetër formojmë ndarjet në formë rombi. Pjekja bëhet me temperaturë të ulët. Pasi nxirret nga furra e spërkatim me sheqer pluhur.

Article Tags:
·
Article Categories:
Pasta

Comments

Don't Miss! random posts ..