Pasta al forno

Një recete gatimi klasike italiane. Këtë gjellë është praktikisht e pamundur që të mos e pëlqejë ndokush apo të thotë që nuk është e mirë. Pasta ndonjëherë mund të shërbyehet si pjatë kryesore me prani të jo vetëm mishit por edhe nga përbërës të tjera të tilla si salcë e bardhë, vezë (nëse përdoret), etj, etj. Pasta që ne propozojmë sot është me salcë e bardhë (beshamel)tradiciona
le, salcë mish, vezë, djathë dhe mocarela. Formati i makaronave që kami përdorur janë twists, por do të përshtateshin mire edhe Pene ose anelletti Sicilia.
Perberesit :
1.5 kg pasta
4 veze
4 topa mozarella
2 litra ragu (mish i gatuar kimë )
1 liter beshamel
200 gr Parmiggiano i grire
Kripe piper sa duhet
Pregatitja :
Gatuani ragunë (kimën) sipas menyrës tuaj por kujdes mos e bëni shumë te hollë apo të trashë.Beshamelin mund ta blini të gatshëm kurse pastën mos e zieni shumë pasi do ta mbarojë pjekjen ne furrë bashkë me përbërësit e tjerë.Pasi te kenë zier makaronat kullojini dhe perzihini me vezet qe i keni rrahur me pare me kripe dhe piper.Merrni nje tave me buze te trasha dhe hidhni pak ragu ne te duke e lyer mire gjith fundin.Hidhni makaronat, ragu dhe zopa mozarella.Perseriteni kete derisa makaronat dhe raguja te mbarojne.Dmth te behet nje mase me shtresa pasta,ragu,mozarella.Ne fund fare hidhni siper parmiggianon e grire.Lereni per rreth 3-4 ore ose gjithe naten nqs e keni pregatitur ne darke qe te marrin shijen e tyre.Me pas ndizni furren ne temperature 190-200 grade dhe piqeni per 20 min.Fikeni furren dhe lereni akoma taven brenda per 4-5 min te tjera.
Ju befte mire!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra · Pasta

Don't Miss! random posts ..