Pasta akulli me caramel

Përbërësit për 4 persona:

*1 qese lule kamomili (rreth 200 g ),
*100 g sheqer,
*2 dl ujë,
*3 vezë,
*1/2 gotë verë e ëmbël,
*2 dl krem qumështi,
*bajame të grira, limon.

Pergatitja:
Zieni lulet e kamomilit në ujë e sheqer derisa të formohet një shurup i trashë. Kullojini lëngun nëpërmjet një kullese me rrjetë të ngushtë duke i shtypur lehtë lulet. Në një tas rrihni të verdhat e vezëve me shurupin e përftuar derisa të përftohet një masë e fryrë, shtoni verën dhe lëngun e një gjysëm limoni. Rrihni të bardhat e vezëve përpara dhe pastaj kremin e qumështit duke ia bashkuar të dyja masës. Hidheni në një formë dhe vendoseni në frigorifer për disa orë. Spërkateni me bajamet e grira dhe shërbeni personat.

Article Tags:
Article Categories:
Akullore

Comments

Don't Miss! random posts ..