Pashaqofte

qoftePërbërësit:

▪ 200 gr mish i grirë
▪ 2 filxhanë oriz
▪ 1 kokërr qepë
▪ 2 kokrra vezë
▪ piper i zi
▪ pak kripë
▪ kopër
▪ majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht fusim në mikser gjithë përbërësit, përveç mishit të grirë.

Pasi i grijmë, i bashkojmë në një tas me mishin e grirë.

Kësaj përbërjeje i shtojmë pak miell që të mpiksen mirë. Vëmë tenxheren në zjarr që uji të jetë i valuar (me pak kripë).

Pasi të jetë valuar uji, përbërjen e bëjmë në forma rrumbullake të vogla me miell, që i hedhim te tenxherja me ujin e valuar.

Pasi të ketë mbaruar procesi, shtojmë vaj në tenxhere.

I lëmë të ziejnë për rreth 15-20 minuta, derisa lëngu të trashet pak.

I heqim nga zjarri, i vëmë në tavolinë, marrim 2 të verdhat e vezëve të cilave u shtrydhim gjysmë limoni dhe ia hedhim përbërjes

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..