Parfe me luleshtrydhe

Perbersit :

-500 gr luleshtrydhe
-3 te verdha veze
-500 ml ajke (krem pana)
-1 gote liker luleshtrydheje
-sheqer pluhur 200 ml
-recel luleshtrydheje rreth 3-4 luge gjelle

Pergaditja :

Te verdhat e vezeve i rrahim ne banje-mari me gjysmen e sheqerit pluhur sa te behet nje mase kremoze por me kujdes nuk duhet te pritet veza.Luleshtrydhet e pastruara i grijme ne blender me pjesen tjeter te sheqerit pluhur.

Rrahim edhe ajken gjithashtu sa te behet krem perziejme te tre masat me kujdes dhe i veme ne nje forme prej silikoni ose ne nje forme qe kemi ne, drejtkendeshe psh duke e mbeshtjelle me folie plastike me pare formen. Mund ti fusim edhe copa receli parfese brenda. Formen e fusim ne ngrires rreth 6-7 ore dhe e servirim me luleshtrydhe te prera dhe salce luleshtrydheje ose recel luleshtrydheje te aromatizuar me pak liker luleshtrydheje dhe nje gjethe menteje. Ju befte mire !

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..