Parfe me kajsi

Parfe me kajsiPërbërësit:

– 400 gr kajsi,
– 1 dl verë e bardhë,
– 2 vezë,
– 60 gr sheqer,
– 1 dl pana,
– 1 lugë vanilje,
– 2 lugë liker boronicë,
– lëngu dhe lëkura e një limoni,

Përgatitja:

Rrihni mirë të verdhat e vezëve me 30 gr sheqer, pasi të fryhen vërini në banjëmari në temperaturë të ulët dhe vazhdoni t’i rrihni deri sa të përftoni një krem të trash. Hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen. Përzini 250 gr kajsi bashkë me vaniljen dhe likerin. Rrihni panën veç, të bardhat e vezëve, përziejini dhe shtoni sheqerin që ju ka mbetur, kajsitë dhe kremin e vezëve. Hidhini të gjithë përbërësit në një enë dhe futeni në frigorifer për rreth 4 orë. Përzini kajsitë që ju kanë mbetur bashkë me verën, lëngun dhe lëkurën e limonit, ngrohini. Dekoroni ëmbëlsirën me feta kajsie.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..