Parfe

Perbersit:

-1/2 l qumësht
-2 pako krem
-20 biskota me qumësht
-limon i grirë në rende
-ca gjethe menteje të prera hollë.

Për prevedenë: 2-3 lugë mjaltë * 5-6 nektarina të grira hollë * 2 limonë të prerë hollë.

Përziejeni qumështin dhe kremin e pastiçerisë në mikser. Në një tas të thellë thërrmoni biskotat dhe hidhini sipër dhe lëkurat e grira të limonit, si dhe mentën e grirë hollë.

Shtojini sipër përzierjen e qumështit me kremin e pastiçerisë dhe përziejini mirë, në mënyrë uniforme. Vëreni në një formë dhe futeni ne frigorifer. Lëreni për 5-6 orë. Ndërkohë, në një tenxhere përzieni nektarinat dhe limonët e prerë në copa të vogla, spërkatini me pak lëng limoni dhe mjaltë.

Vazhdoni përzierjen në zjarr të ngadaltë derisa të fillojë të trashet paksa. Lëreni të ftohet. Pas 5-6 orësh nxirreni formën nga akulli dhe përmbyseni mbi një pjatancë. Zbukurojeni me fruta dhe hidhini prevedenë e përgatitur sipër.Receta nga Alda

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..