Paragjellë orizi me perime- Ora

receta gatimi per pergaditjen e paragjelles te orizit me perime

receta gatimi per pergaditjen e paragjelles te orizit me perimeFikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:

  • 200 gr oriz,
  • 3 vezë,
  • 2 tranguj turshi,
  • 1 spec i kuq turshi ose i freskët,
  • 1 filxhan bizele,
  • 200 gr majonezë ose ajkë,
  • 50 gr kaçkavall,
  • kripë, lëng limoni,1 lugë mustardë (senf) dhe disa kokrra ulliri.

Përgatitja:

Në tenxhere me dy litra ujë të nxehtë me kripë, zihet orizi për 15-20 minuta, shpërlahet me ujë të ftohtë dhe kullohet mirë. Vezët zihen 8 minuta prej çastit kur fillon të vlojë uji, qërohen, priten në 12 rrathë të bukur (për orë).

Pjesët e mbetura priten në pjesë të imëta, sikurse edhe specat, trangujt, kaçkavalli dhe përzihen mirë e me kujdes me djathë, bizele të ziera, oriz, lëng limoni dhe me gjysmën e ajkës ose majonezës.

Masa e përgatitur derdhet në një pjatë të cekët,të rrumbullakët,paksa më të madhe. Sheshohet mirë, lyhet me ajkë dhe mbi radhiten 12 copat e vezëve të prera në rrathë. Nga kokrrat e ullirit priten pjesë të gjata dhe në çdo vezë vihen numrat prej 1-12.

Në mes vendoset një rrepkë e kuqe ose domate, nën të vihen akrepat e prerë nga lëvorja e trangullit. Sallata përreth mund të zbukurohet me fletë sallate të gjelbër,kopër,rrepka të kuqe ose ullinj.

Kjo paragjellë, që mund ta zëvendësojë darkën, zbukurohet sipas shijes së amvisës. Kjo paragjellë, si dhe sallatat e tjera,mund të përgatitet edhe në mungesë të ndonjërit nga artikujt e përmendur.

Është atraktive sidomos nëse servohet kur edhe është ora e caktuar për t’u ngrënë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
· ·
Article Categories:
Gjellëra

Comments

Don't Miss! random posts ..