-200 gr. qumësht
-200 gr. pana e lëngshme
-6 lugë sheqer
-200 gr. çokolatë e errët
-2 fletë xhelatinë frutash
Përgatitja:
Vini të ziejë qumështin, sheqerin dhe panën. Më pas shtoni dhe xhelatinën e shkrirë paraprakisht si dhe copat e çokolatës. Trazojeni ngadalë, hidheni nëpër gota dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 3 orë. Mund ta shërbeni me krem “mascarpone” dhe arra të thërrmuara.