Pankeiks

penkeiksPankeik eshte nje lloj krepe e servirur per mengjes sidomos ne Ameriken Veriore me nje diameter rreth 12-20cm. Receta tradicionale kerkon qe si perberes kryesore te jene gjalpi, mielli, sheqeri, qumeshti dhe vezet. Mgjth egzistojne lloje te ndryshme te cilave u shtohet edhe kanelle apo vanilje, apo perdorimi i kosit ne vend te qumeshtit. Ne pergjithesi Pankeiks-et jane te embla dhe shoqerohen me shurup panje, shurup frutash, recelapo mjalt. Por mund te jene edhe te kripur me gjalp te shkrire, veze apo proshute.

*Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi 30 minuta perpara se te fillojme pregatitjen e recetes.

Perberesit per 12 pankeiks

125gr miell
200ml qumesht
25gr gjalp
2 veze
1 luge sheqer
pak kripe
Per zbukurim

shurup/ mjalt/recel
sheqer pluhur
Ne nje ene perziejme miellin, copat e gjalpit ne temperature ambjenti, sheqerin dhe kripen. Shtojme ngadale te verdhat e vezeve dhe qumeshtin duke vazhduar perzierjen me nje rrahes elektrik derisa te perftohet nje krem homogjen.

Rrahim te bardhat e vezeve derisa te mos bien nga ena dhe ia shtojme mases se mesiperme duke i lene te pushojne se bashku per pak minuta.

Vendosim ne zjarr nje tigan te vogel me diameter 10/12 apo 15cm ne te cilin shkrijme copeza gjalpi. Hedhim nje garuzhde nga masa e formuar dhe e leme pak minuta ne zjarr te avashem derisa te marre ngjyre te arte duke e kthyer me pas nga ana tjeter.

Pankeiks-et te sapo hequra nga zjarri i vendosim njera siper tjetres duke i sperkatur me sheqer pluhur dhe duke i hedhur sipas deshirerecel, mjalte apo shurup.

*Keshille: Ne receta te ndryshme, per ti bere Pankeiks-et me te fryra i hidhet pak sode buke apo maja birre. Gjithashtu per ti shoqeruar mund te perdoret nutela, pana e embel, gjalp kikiriku etj.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..