Panine me perime

paninaPërbërësit për ta përgatitur janë:

-1 panine,

-2 feta proshutë pule,

-djathë të bardhë ose mocarel,

-kunguj,

-speca,

-patëllxhan.

Përgatitja:

Mjafton vetëm të pastroni dhe prisni në feta të holla perimet dhe më pas t’i piqni. Rregullojuni shijen me kripë, piper (sipas dëshirës) vaj ulliri dhe, nëse doni, pak uthull. Këtë të fundit është mirë të mos e përdorni nëse keni ndërmend që paninen ta konsumoni shumë orë larg përgatitjes. Shtoni edhe thërrime djathi të bardhë ose feta të holla mocarele dhe, nuk do të shkoni më te fast-food-i më i afërt i punës.

Article Categories:
Pica

Don't Miss! random posts ..