Pançetë derri me salcë barbeque

Pançetë derri me salcë barbequePër 4 persona nevojitet:

1 kg pançetë derri

Për salcën barbeque:

1/3 filxhan çaji vaj luledielli
2 lugë gjelle mustardë
3 lugë gjelle panxhar sheqeri
2 lugë kafeje paprika
1 lugë kafeje rigon
1 lugë kafeje borzilok
2 lugë kafeje kripë
2 lugë kafeje piper
1 filxhan çaji ketchup

Përziejmë së bashku të gjitha lëndët e nevojshme për salcën barbeque. Lyejmë me të copat e pançetës, i shtrojmë në një tepsi të thellë dhe i lëmë të marinohen për gjithë natën në frigorifer. Në vazhdim, i shtrojmë pançeta në një tepsi pirekse, hedhim sipër marinadën dhe i pjekim në furrë me tempëraturë 200° Celsius për rreth 50 – 60 minuta. Serviren të ngrohta me lëngun e vet.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..