Palpeta amerikane

Palpeta amerikanePërbërja:

-3 vezë
-205 g miell
-150 ml jogurt
-250 ml qumësht
-2 lugë sheqer
-1 lugë kripë
-2 lugë pluhur pjekjeje
-2 lugë gjalpë

Përgatitja

Përzieni vezët me sheqer, shtoni jogurt, qumësht, miell të përzier me pluhur pjekjeje dhe gjalpë. Bukur përziejini me mikser.

Hiqni masën me kutllaç dhe fërgojini si zakonisht, duke patur vëmendje që nëse nuk keni tigan të vogël ti bëni të përmasave më të vogla.

Palpetat mund ti servoni sipas dëshirës: shurup panjë, mjaltë, salcë të gatshme apo me eurokremë etj.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..