Përbërësit:
-300 gr mish i bluar
-1 kokë qepe
– 200 gr kërpudha
-½ speci i kuq i freskët
-2 lugë majdanozi i grirë
– 1 lugë organo
-1 lugë spec i kuq pluhur
– Kripë
-Piper
– 2 lugë vaj.
Përgatitja e salcës për palapeta:
– 300 ml hopla për zierje
-200 ml jogurt
-100 ml qumësht
-3 kokrra vezë
Përgatitja:
Në pak vaj shtoni qepën e grirë imët dhe kur të lirojë aromën shtoni specin e grirë imët. Kur speci të zbutet shtoni mishin dhe zieni në zjarr të lehtë duke e përzier.
Pas 5 minutave shtoni kërpudhat e grira. Shtoni erëza dhe i zieni në zjarr të lehtë derisa të avullojë lëngu i tepërt.
Mishi i grirë duhet të ftohet dhe pastaj të mbushen palapetat.
Vendosni palapetat në një enë rezistuese ndaj zjarrit dhe hidhjani salcën e përgatitur në të cilën më parë i keni përzier bashkë me vezët e trazuara, hoplën për zierje, jogurtin dhe qumështin.
Vendosen në furrë shporeti të ngrohur në 200 gracë celsius rreth 30-40 minuta.
Serviren me sallatë sezonale.