Paçë me kokë viçi

Paçë me kokë viçi26Përbërësit:

-500 gr mish nga koka e viçit
-10 lugë miell
-1 dl vaj
-4 -5 thelba hudër
-1 lugë gjelle kripë.
-Biber të kuq
-Biber të zi
-1-2 lugë ufëll[s

Përgatitja:

Kokën e viçit e pastrojmë dhe e zijmë me krip 60-90 min. Pasi që të ftohët e ndajmë mishin nga kockat dhe e bëjmë gati për paçën.

Miellin e kavërdisim në vaj gjer sa të fiton ngjyrë kafeje pastaj e përvloim me langun e mishit të zier ose ujë të vluar (për afër një litër e gjysmë) dhe e përzijmë pa ndërpre me lugë druri,gjer sa të trashët. Paçën e lëmë të zihet në temperatur të ulët afër 20 min. Pastaj ia shtojmë mishin e copëtuar, hudrat, kripën, biberin e kuq të djegur në pak yndyrë, biberin e zi, 1-2 lugë ufëll, dhe e lëmë të zihet për 10 min. Paça me mish koke servohet e nxehtë, zakonisht si paragjellë.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..