Oriz rizoto me asparagus, bizele dhe ton

 Oriz rizoto me asparagus, bizele dhe tonPërbërësit:
-200 gr oriz për rizoto
-300 gr arparag
-200 gr bizele
-2 kuti me ton nën vajë
-1 limon
-pak gjalpë
-pak vaj ulliri
-kripë dhe piper i zi
-700 ml lëngë vegjetal ose ujë i nxehtë
-1 qep e bardhë
-disa gjethe majdanozë
-1 gotë verë e bardhë
-30 gr djathë parmixhano

Metoda e përgatitjes:
Pastroni asparagët nga pjesa e fortë dhe vendosini të ziejnë për 10 minuta në ujë me kripë. Pastaj shpërlahini me ujë të ftohtë, prisni majën e tyre dhe ruajeni mënjane ndërsa pjesën tjeter priteni në copa të vogla. Grini qepën imët dhe vendoseni të kavardiset me pak gjalpë dhe vaj ullir. Shtoni orizin dhe kavaridiseni bashkë me qepën, shuajeni me verë të bardhe. Kur vera të avullojë shtoni nga një garuzhe lëngë vegjetal të nxehtë ose ujë dhe vazhdoni kështu deri nga mesi i zjerjes së tij.

Shtoni bizelet, dhe asparagët pak lëkur limoni te grirë vetëm pjesën e verdhë dhe filloni duke shtuar përseri lëngë deri në zjerjen optimale të orizit. Hiqeni nga zjarri shtoni peshkun ton të kulluar nga vaji, pak gjalpë dhe djathin e grirë. Këta të fundit shërbejnë për ta bëre atë sa me kremozë. Përzijeni mirë me kujdes dhe shërbejeni të nxehtë me piper të zi sipër, majdanozë të grirë dhe akoma lëkur limoni. Vendosni dhe majat e asparagve.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra · Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..