Oriz me perime

Oriz me perimePërbërësit:

-350g oriz
-400g brokoli
– 250g bishtaja
– 2 kungull i njomë
– 1 karrotë
-1 presh
– 1thelpi hudhër
– Vaj ulliri
-Kripe dhe piper

Përgatitja:

Pastrojmë dhe presim në kube të gjitha perimet dhe i vlojmë në një tenxhere me ujë të kripur për rreth 10-15 minuta. I kullojmë dhe i lëmë menjanë.

Në një tigan me vaj, skuqim hudhrën dhe preshin të grirë imët, hedhim perimet e ziera së bashku me dy garuzhde lëng nga zierja.

Orizi zihet njëlloj si për pilaf, me lëngun e ngelur nga perimet, duke i shtuar edhe pak ujë, por pa e skuqur më parë orizin.

Hedhim vajin e ullirit, e përziejmë mirë.

Vëmë orizin në pjatë, sipër perimet e ziera dhe pak rigon.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..